KOSTT njofton për ndërprerje 10 minutëshe të energjisë elektrike për një pjesë të caktuar të Prishtinës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka dalë me një njoftim për qytetarët që furnizohen me rrymë nga transformatori energjetik TR2 në Nënstacionin Prishtina 3.

Kjo ndërmarrje tregon se nesër pas orëve të vona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 10 minuta.

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar rehabilitimet dhe testimet e nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3, me datë 04 Dhjetor 2024, nga ora 00:10 deri në 00:20 do të bëhet kalimi i ngarkesës së daljeve 10kV nga transformatori energjetik TR2 në transformatorin energjetik TR1 në nënstacionin në fjalë. Qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në Nënstacionin Prishtina 3, gjatë kohës së lartcekur do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 minuta (reduktimi i parashikuar 10 MË) Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 3. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët”.

Kategoritë
LajmeVendi