Kozmonauti rus poston një fotografi të Antalyas të shkrepur nga hapësira

Kozmonauti rus Oleg Artemyev postoi një foto të Antalyas të shkrepur nga hapësira me mesazhin “Qytet i mrekullueshëm i ngrohtë”

Kozmonauti rus Oleg Artemyev postoi një foto të Antalyas të shkrepur nga hapësira me mesazhin “Qytet i mrekullueshëm i ngrohtë”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Artemyev tha se në brigjet e Mesdheut dhe në jug të Türkiye-s ndodhet një qytet mikpritës.

Duke bërë ditur se shumë turistë rusë e vizitojnë këtë qytet, Artemyev shkroi: “A keni menduar ndonjëherë se si duket ky qytet i mrekullueshëm i ngrohtë teksa shijoni diellin? Aktualisht keni një mundësi unike. Zonja dhe zotërinj, Antalya nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS)!”.

Bashkë me mesazhin e tij, Artemyev ndau edhe fotografinë e Antalyas të shkrepur nga hapësira.

 

Kategoritë
BotaLajme