KQZ: 80% e të regjistruarve në diasporë votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit

Përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10%, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara përmes postës nga KQZ-ja. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15.352 persona, ndërsa me postë 68.712.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime.

Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit). Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104,924 votues”, ka thënë Elezi./Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi