KQZ-ja publikoi raportet financiare të partive politike për vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2021.

Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në uebfaqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2021 janë publikuar në uebfaqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së>Shërbimet për Subjekte Politike>Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/

Kategoritë
LajmeVendi