Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se me 15 mars do të mbahet mbledhja e KQZ-së me pikë të rendit të ditës për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Elezi ka thënë se për orën e saktë të mbledhjes do të njoftohet me kohë.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Elezi