KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe, Vuçiq fillon propagandën: Kurti dëshiron ta shfaros popullin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka humbur aspak kohë që të filloj propagandën e tij menjëherë pasi KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Vuçiq përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti, tani po tenton ta largojë një kundërshtar të vetëm politik, që është Lista Serbe, shkruan lajmi.net.

“Populli ynë në Republika Srpska është në një situatë gjithnjë e më të vështirë dhe, siç dëgjoj, edhe Parlamenti i Srpskas është në seancë nga nesër për këtë arsye. Në të njëjtën kohë, Albin Kurti po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe. Kurti me ndihmën e aleatëve të tij dëshiron ta shfaros popullin serb nga krahina jugore”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Kategoritë
LajmeRajoni