Nënshkrimet e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potoku, tanimë i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë që KQZ do t’i verifikoj listën e nëshkruesve në këtë komunë.
“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë ai.Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.