KQZ: Presim vendimin zyrtar të Presidentes për të pezulluar përgatitjet për zgjedhje

Pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë se tashme po e presin edhe vendimin zyrtar të presidentes së vendit.

Një gjë të tillë thonë se po e presin për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

Ndërkohë kanë thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e radhës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Data e re e zgjedhjeve është caktuar 23 prilli.

Kategoritë
LajmeVendi