KQZ: Votat me kusht dhe ato nga Diaspora numërohen javën e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon të fillojë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës gjatë javës së ardhshme.

Kështu e konfirmoi për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se janë 12,801 fletëvotime me kusht dhe 2,597 vota nga persona me aftësi të veçanta.

Tutje ai shtoi se votat do të verifikohen dhe krahasohen me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta për të siguruar saktësinë.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, ka thënë Elezi.

Nga 48,018 pako të vlerësuara deri tani, 45,004 janë aprovuar dhe 3,014 janë refuzuar për shkak të mangësive. 20,938 pako tjera do të vlerësohen në ditët në vijim.

“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 20 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 48,018 pako, prej të cilave janë aprovuar 45,004 ndërkaq janë refuzuar 3,014. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së ka deklaruar se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20,938 pako me fletëvotime.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi