Krasniqi starton kundër Lazios

Cluj do ta presë sonte Lazion në shtëpi në përpjekje për t’i eliminuar ata nga play-offi

CFR Cluj pret sonte në stadiumin “Dr. Constantin Rădulescu” skuadrën e Lazios në një përpjekje të tyre për të barazuar dhe fituar kundër Lazios, duke kaluar kështu në 1/8-ën e finales së Ligës së Konferencave të Europës.

Ndeshja e parë në Olimpico të Romës përfundoi me rezultat 1-0, edhe pse Lazio pothuajse tërë ndeshjen luajti me një lojtar me pak, pasi që ishte përjashtuar nga loja Patric me karton të kuq.

Nga fillimi për CFR Cluj sonte ka startuar Ermal Krasniqi që në sulm pritet të luajë me Malele dhe Jonga, derisa Petrescu ka renditur skuadrën në formacionin 4-4-2.Sarri në anën tjetër nuk ka bërë ndryshime në formacion dhe është 4-3-3 derisa në sulm luajnë: Anderson, Immobile dhe Romero.

Kategoritë
LajmeSport