Krasniqi thotw se pas një “koordinimi të ngushtë” mes institucionve të Kosovës u mbyllën komunat paralele në Veri

Pas njoftimit të Policisë së Kosovës për aksionin që po vazhdon në katër komuna veriore të vendit, informata për atë që po ndodh ka dhënë Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  

Ministri Krasniqi ka theksuar se bëhet fjalë për një operacion të koordinuar në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele ilegale të vetëqeverisjes lokale që kanë funksionuar në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Tutje ministri ka thënë se tashmë këto 5 institucione paralele i bashkohen edhe 7 të tjerave të mbyllura paraprakisht në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash

“Nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë”, ka shkruar Kransiqi.

Kategoritë
LajmeVendi