Kremlini: Rusia e di që ShBA, Britania e Madhe dhe NATO i japin inteligjencë Ukrainës

Furnizimi me armë që vendet perëndimore bëjnë në Ukrainë gjithashtu nuk kontribuojnë në përfundimin e shpejtë të operacionit ushtarak special, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ushtria ruse e di mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Britania e Madhe dhe anëtarët e NATO-si transmetojnë vazhdimisht inteligjencë dhe parametra të tjerë Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kështu u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ku ai komentoi lajmet që qarkullojnë në median perëndimore lidhur me këtë çështje.

“Kjo dihet mirë dhe, natyrisht, së bashku me fluksin e armëve që po dërgojnë të njëjtat vende dhe Aleanca (NATO) në Ukrainë. Këto veprime nuk kontribuojnë në përfundimin e shpejtë të operacionit, por në të njëjtën kohë, ata nuk janë në gjendje të pengojnë arritjen e qëllimeve të vendosura gjatë operacionit special ushtarak”, beson përfaqësuesi i Kremlinit.

Duke komentuar deklaratat e palës ukrainase, e cila pretendon se trupat ruse hynë në territorin e kombinatit metalurgjik “Azovstal” në Mariupol dhe filluan ta sulmojnë atë, Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka dhënë urdhra të reja.

“Ju ishit dëshmitarë: Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm dha urdhër publikisht që trupat ruse të përmbahen nga sulmi. Asnjë urdhër tjetër nuk iu është dhënë komandantëve të trupave”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Sipas tij, rrethimi i kombinatit “Azovstal” vazhdon dhe aty vazhdojnë të funksionojnë korridoret humanitare.

Kategoritë
BotaLajme