Kremlini: SHBA ndjek politikë nxitëse dhe koloniale

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “SHBA-ja ndjek politikë nxitëse dhe koloniale dhe se administrata e presidentit amerikan Joe Biden injoron realitetin e ri gjeopolitik”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “SHBA-ja ndjek politikë nxitëse dhe koloniale dhe se administrata e presidentit amerikan Joe Biden injoron realitetin e ri gjeopolitik”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me pretendimet se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka përgatitur plan paqeje, Peskov tha se nuk kanë dijeni për këtë çështje. “Dëgjuam deklaratat e Zelenkyy-t për hapa të ndryshëm dhe plan paqeje. Por, këto janë thënë pa marrë parasysh të realitetin e krijuar sot i cili nuk mund të anashkalohet”.

Peskov theksoi se Rusia ka shënuar përparim “serioz” në objektivat e saj lidhur me çarmatosjen e Ukrainës.

– “SHBA-ja përpiqet të vazhdojë hegjemoninë e saj që dobësohet”

“SHBA-ja po përdor Ukrainën në drejtim të interesave të saj. Administrata e Bidenit injoron realitetin e ri gjeopolitik, kërkon të ruajë me çdo kusht hegjemoninë e saj që dobësohet, duke përdorur Ukrainën si një goditje kundër Rusisë dhe një objektiv të gjallë për të vazhduar konfliktin”, tha Peskov.

Lidhur me deklaratën e Bidenit se “Politika jonë ka qenë e vrazhdë dhe paragjykuese”, Peskov tha se “Është e qartë se politika e SHBA-së është nxitëse dhe koloniale nga shumë drejtime”.

Ai potencoi se deklarata e presidentit amerikan është çështje e brendshme e SHBA-së. “Kjo deklaratë me shumë mundësi ka të bëjë me fushën e marrëdhënieve mes presidentit dhe amerikanëve”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov shtoi se nuk ka ndonjë ndërveprim me SHBA-në lidhur me çështjen për bisedë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Biden.

Kategoritë
BotaLajme