Kreu i KK të Mitrovicës Veriore: Ne votuam, lirimi i Urës së Ibrit i takon Sveçlës dhe Krasniqit

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani, në një prononcim për T7 ka sqaruar për votimin e ndodhur sot e që është ndërlidhur me lirimin e Urës së Ibrit për qarkullim për automjete,

Ai ka thënë se propozimi ka ardhur nga një asamblistë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është votuar me shumicë votash.

“Ne sipas propozimit për ndryshim në rendin e ditës nga asamblistja , ka ardhë deri tek kërkesa që të shtohet në rendin e ditës edhe pika për lirimin e hapësirës tek ura e Ibrit. Shumica ka vetuar për. Lirimin për automjete. Ura për 20 vjet është duke u revitalizuar, por qarkullimi i automjeteve s’ka qenë në disponim. Ne kemi marrë këtë vendim, sepse kërkesat janë nga qytetarët. Ne si Kuvend e kemi shti si rend të ditës dhe e kemi marrë këtë vendim”.

Megjithatë ai ka thënë se Kuvendi Komunal nuk do të merret nëse ai vendim i është i zbatueshëm dhe se tashmë kjo çështje i takon Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Na vendimin e kemi pru, zbatimi a është i mundshëm, Kuvendi nuk do të merret. Është ministria përkatës. Ministria e Pushtetit Lokal dhe MPB”, ka shtuar ai.

Ugljani ka thënë se kërkesa do t’iu parashtrohet edhe ndërkombëtarëve që kujdesen për sigurinë.

‘Kërkesa do t’iu paraqitet edhe ndërkombëtareve e që kanë detyrë për sigurim të situatës.

Ne do t’i njoftojmë që kjo është dobi për qytetarët dhe s’është kërcënim për askënd”, ka thënë ai në FRONTAL./

Kategoritë
LajmeVendi