Kreu i OBSH-së rizgjidhet për një mandat të dytë

Në një deklaratë të OBSH-së bëhet e ditur se Tedros, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2017, ishte kandidati i vetëm dhe u rizgjodh gjatë Asamblesë së 75-të Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, është rizgjedhur në krye të agjencisë botërore të shëndetësisë për një mandat të dytë pesëvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të OBSH-së bëhet e ditur se Tedros, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2017, ishte kandidati i vetëm dhe u rizgjodh gjatë Asamblesë së 75-të Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

Në deklaratë thuhet se si pjesë e mandatit të tij të parë, Tedros “krijoi një transformim të gjerë të OBSH-së, që synon rritjen e efektshmërisë së ndikimit të Organizatës në nivel të vendeve për të promovuar jetë më të shëndetshme, për të mbrojtur më shumë njerëz në emergjenca dhe për të rritur qasjen e barabartë në shëndetësi”.

Ai udhëhoqi reagimin e agjencisë shëndetësore “për pandeminë COVID-19, shpërthimet e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe ndikimet shëndetësore të krizave të tjera të shumta humanitare”.

Kategoritë
BotaLajme