Kriza ekonomike: 75 deri në 100 euro, në prag dimri vazhdojnë çmimet e larta të druve

Në kohën kur dimri po afron, nevoja për ngrohje me dru, pelet, rrymë e forma të tjera, rritet. Por, në këtë vit edhe çmimet e tyre janë rritur. Një metër kub dru aktualisht kushton nga 75 deri në 100 euro, varësisht nga cilësia.

Kështu bëri të ditur Avni Murtezi, një nga tregtarët në vend ku dha arsyet e rritjes së çmimit të druve.
“Për ne bizneset është ngecje për 6 muaj që do të presim deri sa të pajisemi me fletpërcjellëse për prerje të druve. Pastaj është edhe fuqia punëtore. Nuk ka interesim për këtë punë. Duke parë edhe rritjen e çmimeve të karburantit, kanë ngrit edhe çmimet”, deklaroi Murtezi.

Kategoritë
LajmeVendi