“Kriza globale kërkon më shumë se kurrë bashkëpunimin e botës islame”

Duke folur në takimin vjetor të Grupit të Bankës Islame për Zhvillim (IsDB), ministri i Financave i Arabisë Saudite, theksoi se rritja e fleksibilitetit të vendeve islame do t’u mundësojë atyre të përballen me ndryshimin e mjedisit global

Kriza globale kërkon bashkëpunimin e botës islame më shumë se kurrë më parë, tha Mohammed Al-Jadaan, ministri i Financave i Arabisë Saudite, duke shtuar se ndjenja e identitetit dhe besimit të njëjtë është e rëndësishme për qëllimet e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e përpjekjeve për kapërcimin e pengesave, raporton Anadolu.

Duke folur në takimin vjetor të Grupit të Bankës Islame për Zhvillim (IsDB) në qytetin port saudit Xheda, ai theksoi se rritja e fleksibilitetit të vendeve islame do t’u mundësojë atyre të përballen me ndryshimin e mjedisit global.

“Ne kemi mundësi të rrisim bashkëpunimin dhe efektivitetin e veprimeve të përbashkëta me mjete të zhvillimit të qëndrueshëm”, nënvizoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se bashkërendimi i përpjekjeve të përbashkëta është i rëndësishëm për qëllimet e zhvillimit, duke përfshirë fuqizimin e të rinjve për të ofruar atmosferën e nevojshme për inovacione.

Krijimi i këtij mjedisi me të gjitha kornizat e nevojshme ligjore duhet të jetë detyrë e organizatave të botës islame, tha ai, duke shtuar se: “Mbretëria e Arabisë Saudite dëshiron të arrijë solidaritetin midis vendeve islame”.

Ministri saudit tha se vendet islame duhet të punojnë krah për krah dhe të rrisin bashkëpunimin me bindje të palëkundur për të arritur këtë mjedis zhvillimor dhe për t’i bërë të rinjtë liderë në punët inovative.

Kategoritë
BotaLajme