Kroaci, FBI bastis jahtin e oligarkut ukrainas pro-rus

Bastisja në jaht u krye nga hetuesit vendas në prani të agjentëve të FBI-së.

Agjentët e FBI-së kanë bastisur një jaht në Kroaci, i cili i përket oligarkut ukrainas pro-rus Viktor Medvedchuk.

Mediat kroate raportojnë se një urdhër kërkimi është lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për jahtin 92-metërsh të ankoruar në brigjet e Adriatikut pranë qytetit Trogir.

Medvedchuk është kreu i partisë kryesore opozitare Platforma për Jetën dhe Paqen. Ai akuzohet nga Kievi për tradhti për aktivitet pro-rus.

Bastisja në jaht u krye nga hetuesit vendas në prani të agjentëve të FBI-së.

Medvedchuk u arrestua në Ukrainë në fillim të këtij viti, por u lirua në shtator në një shkëmbim të të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme