Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç të premten i mbijetoi një mocioni mosbesimi në parlament kundër qeverisë së tij pro-Bashkimit Evropian.
Mocioni, i dyti këtë vit, u nis për një çështje të profilit të lartë të dyshuar për korrupsion që përfshin një ish-ministër, shkruan Reuters.
Mocioni u iniciua nga Partia Social Demokratike e opozitës, duke përmendur përfshirjen e ministrave të qeverisë dhe zyrtarëve të Bashkimit Demokratik Kroat në pushtet në një seri rastesh korrupsioni në vitet e fundit.