Kroaci, punëtorët e pastrimit shkojnë në grevë, rrugët e kryeqytetit të mbushura me plehra

Afro 1.000 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit “Çistoça”, të cilët morën pjesë në grevë, deklaruan se nuk do të kthehen në punë nëse kolegët e tyre të larguar nuk rikthehen në punë dhe nuk u rriten pagat.

Punëtorët e pastrimit në Kroaci kanë hyrë në grevë për shkak të largimit nga puna të tre kolegëve të tyre dhe për pagat e ulëta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rrugët e kryeqytetit kroat, Zagreb, u mbushën me plehra pasi pastruesit nisën një grevë pas shkarkimit të tre kolegëve javën e kaluar për “neglizhencë ndaj punës”, si dhe për pagat e ulëta.

Afro 1.000 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit “Çistoça”, të cilët morën pjesë në grevë, deklaruan se nuk do të kthehen në punë nëse kolegët e tyre të larguar nuk rikthehen në punë dhe nuk u rriten pagat.

Sindikata që pëfaqëson punonjësit e pastrimit njoftoi se punëtorët që refuzuan të punojnë kërkuan përmirësime të pagave dhe kushteve të punës.

Punëtorët e larguar nga puna janë fotografuar nga një qytetar teksa po hidhnin mbeturinat e plastikës dhe mbeturina të tjera në të njëjtin kamion dhe pas përhapjes së pamjeve në rrjetet sociale u është ndërprerë kontrata e punës me arsyetimin se e “neglizhonin punën”.

Kategoritë
LajmeRajoni