Kroaci, rrëzohet një avion Cessna në ishullin Braç

Në vendngjarje janë dërguar ekipet e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, policia, zjarrfikësit, ambulanca dhe ekipet e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor.

Qendra Kroate e Operacioneve të Mbrojtjes Civile ka marrë sot, më 28 qershor, një raport në orën 09:36 sipas kohës lokale nga Shërbimet Kroate të Navigimit Ajror, për rrëzimin e një avioni Cessna 172 në ishullin Braç.

Në avion ishin 3 persona, një pilot dhe dy pasagjerë. Janë njoftuar të gjitha shërbimet kompetente ndërsa në vendngjarje janë dërguar punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, policia, zjarrfikësit, ambulanca dhe ekipet e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor.

Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar dhe sipas zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur të parët në vendngjarje, nuk janë në rrezik.

Operacioni i shpëtimit po koordinohet nga kreu i Zyrës Rajonale të Mbrojtjes Civile të Splitit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Kroacisë.

Kategoritë
LajmeRajoni