Kroaci/ Sekuestrohen 745 kilogramë kokainë në port me vlerë 20 milionë euro

Policia kroate njoftoi të mërkurën sekuestrimin e 745 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në portin verior të Rijekës në një muaj e gjysmë, sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në historinë e vendit ballkanik. Vlera me pakicë e pluhurit të bardhë llogaritet të arrijë në 20 milionë euro.

Sasia e drogës vinte nga Amerika e Jugut. Tre vendet me prodhimin më të madh të kokainës në botë janë Kolumbia, Bolivia dhe Peruja. Hari Brnad, shefi i policisë në Primorsko-Goranska, foli për “kokainë me pastërti të lartë”, duke shtuar se “në varësi të ngarkesës, pastërtia e saj varionte nga 80 në 90%”

Brnad shtoi se në vitin e fundit janë zbuluar dhe sekuestruar pothuajse 900 kg kokainë në portin e Rijekës dhe se policia po punon ngushtë me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) dhe Agjencinë e BE-së për Bashkëpunimi në Sektorin e Zbatimit të Ligjit (Europol).

Kategoritë
LajmeRajoni