Kroaci, të paktën 11 të vdekur nga aksidenti i një autobusi me targa polake

Ministria e Brendshme e Kroacisë njoftoi se një autobus me targa polake u aksidentua në autostradën A4.

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci në autostradën A4 afër Brezniçki Hum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë njoftoi se një autobus me targa polake u aksidentua në autostradën A4.

“Në vendngjarje, përveç policëve të Drejtorisë së Policisë së Varazhdinit, policët e Policisë së Zagrebit, janë angazhuar edhe disa ekipe mjekësore dhe zjarrfikëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së kroate.

Ministria shton se trafiku në seksionin Brezniçki Hum – Komin në drejtim të Zagrebit është plotësisht i mbyllur dhe merr një devijim përmes kryqëzimit Brezniçki Hum-DC3-Komin.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë në terren.

Kategoritë
LajmeRajoni