Kroacia bëri fitime astronomike në Kupën e Botës, kalimi në çerekfinale sjell edhe më shumë

Kombëtarja kroate e futbollit u kualifikua për në fazën e 16-të të Kupës së Botës, ku të hënën do të luajë kundër Japonisë dhe Vatreni me këtë sukses kanë mbushur arkat e Federatës Kroate të Futbollit.

Vendosja në fazën e 16-të i solli HNS-së një fitim prej 12.5 milionë eurosh dhe në rast se kalojnë Japoninë, kjo shifër do të rritet në 16.5 milionë euro.

Duke pasur parasysh se kroatët kanë grumbulluar tashmë 8.7 milionë euro vetëm me paraqitjen në Kupën e Botës, është e qartë se ata tashmë kanë bërë fitime astronomike, të cilat mund të rriten shumëfish në rast të arritjes në fund të turneut.

Fituesi i Kupës së Botës do të fitojë 40 milionë euro, nënkampioni do të marrë 30 milionë, ndërsa ekipi i vendit të tretë do të shpërblehet me 26 milionë euro. Fitimi i vendit të katërt në Kupën e Botës në Katar do të shpërblehet nga FIFA me 24 milionë euro.

Katër vite më parë, Kroacia grumbulloi 26 milionë euro duke fituar vendin e dytë në Rusi.

Të hënën në orën 16:00 luhet ndeshja e fazës së 1/8 të Kupës së Botës ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë.

Kategoritë
Sport