Kroacia fillon prodhimin e monedhave të para euro

Plani është nxjerrja në treg e rreth 3.700 tonë monedhave, së bashku me kartëmonedhat 350 milionë euro, të cilat duhet të plotësojnë nevojat me para të gatshme për zëvendësimin e kunës.

Në punishten e prodhimit të monedhave “Sveta Nedelja” pranë Zagrebit, kryeqyteti i Kroacisë, solemnisht filloi prodhimi kroat i monedhave të euros.

Pas vendimit zyrtar të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian për hyrjen e Kroacisë në eurozonë më 1 janar 2023, prodhimi kroat i monedhave euro është fillimi i një aktiviteti kyç për zbatimin e futjes së euros dhe zëvendësimi i parave të gatshme.

Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, gjatë vizitës së tij në punishte, deklaroi se fillimi i prodhimit të monedhave euro është një nga seritë e veprimeve logjistike që duhet të ndërmerren përpara anëtarësimit zyrtar të Kroacisë në Eurozonë, e cila do të realizohet më 1 janar 2023.

“Konsiderojmë se e kemi kryer të gjithë procesin e futjes së euros në pesë vitet e fundit në mënyrë sistematike me një qëllim të qartë politik për një integrim më të thellë“, tha Plenkoviq dhe shtoi:

“Punishtja e prodhimit të monedhave kroate u themelua në vitin 1993 si enti kroat i monedhave dhe ishte një nga shtyllat e rëndësishme të ndërtimit të identitetit kombëtar. Sot, gati 30 vjet pas themelimit të saj, punishtja e prodhimit të monedhave do të presë monedha kroate euro, duke promovuar kështu simbolet kroate në të gjithë Evropën, me çka Kroacia hyn në procesin historik në klubin e shteteve anëtare më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë sonë”.

Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate (HNB), Boris Vujçiq, njoftoi se punishtja e prodhimit të monedhave kroate do të vazhdojë të punojë në tre turne për të prerë 420 milionë copë monedha kroate euro deri në fund të këtij viti.

Plani është nxjerrja në treg e rreth 3.700 tonë monedhave, së bashku me kartëmonedhat 350 milionë euro, të cilat duhet të plotësojnë nevojat me para të gatshme për zëvendësimin e kunës.

Kategoritë
Ekonomi