Kroacia nënshkruan marrëveshje me prodhuesin turk të dronëve Baykar

Prodhuesi turk i mjeteve ajrore pa pilot (UAV) Baykar nënshkroi një marrëveshje eksporti në Zagreb me Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë, njoftoi kompania, transmeton Anadolu.

Marrëveshja përfshin dronët luftarakë Bayraktar TB2.

“Bayraktar TB2, platforma kryesore e mbrojtjes e Türkiyes, do t’i bashkohet inventarit të forcave të sigurisë të Kroacisë dhe do të fillojë operacionet në hapësirën ajrore kroate”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga shefi kroat i mbrojtjes Ivan Anushiq dhe shefi ekzekutiv i Baykarit Haluk Bayraktar.

“Kjo marrëveshje shënon një vend tjetër anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian që shton Bayraktar TB2-shin në inventarin e tij, duke riafirmuar lidershipin global të Baykarit”, thuhet më tej.

“Bayraktar TB2, i përshkruar nga ekspertët si një UCAV (mjet ajror luftarak pa pilot) që transformon natyrën e luftës, favorizohet nga vendet në Azi, Afrikë dhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, tha Baykar.

Deklarata thekson se deri më tani, dronët luftarakë autoktonë të Türkiyes kanë qenë operacionale në inventarin e gjashtë vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Bayraktar TB2, duke hyrë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2014, është prodhuar pothuajse tërësisht nga burime vendase në masën 93 për qind.

Kategoritë
LajmeRajoni