Kroatët me fustane arabe bënë një shfaqje në Doha

Një grup fansash kroatë bënë një shfaqje në qendër të Dohas, duke u shfaqur të veshur me një fustan tradicional arabe, kandura, por të zbukuruar me kuadrate të dallueshme kuq e bardhë.

Anëtarët e klubit të fansave “Mi Hrvati” kanë shëtitur nëpër Souq Waqif, tregun qendror në Doha, të veshur me fustane të gjata tradicionale të bardha me kuadrate karakteristike kroate, transmeton Hina.

Me një repertor standard këngësh fansash, nga “Atdheu im” te “U boj, u boj”, dhe një shëtitje në një nga lokacionet kryesore turistike të Dohas, ato ishin një atraksion i vërtetë. Njerëzit iu afruan atyre duke dashur të bënin foto, ekipe të shumta gazetarësh dhe fotoreporterësh i filmuan dhe kalimtarët e hutuar i duartrokisnin me entuziazëm.

Të gjithë kanë kaluar shumë mirë pa asnjë incident apo tension, madje i kanë mësuar fansat marokenë të këndojnë këngë kroate. Fillimi i Kupës së Botës është afër dhe atmosfera po rritet dita-ditës. Tifozët kroatë përshtaten në mënyrë të përkryer në furinë e tifozëve që po mbërrijnë në Doha.

Kroacia ndeshjen e parë në Botëror do ta luajë më 23 nëntor kundër Marokut, katër ditë më pas do të luajë kundër Kanadasë, ndërsa grupin do ta mbyllë me një duel kundër Belgjikës.

Kupa e Botës në Katar do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.

Kategoritë
Sport