Kryebashkiaku i Lezhës: 1.5 milionë hyrje nga Kosova në Shqipëri vetëm në 6-mujorin e parë të 2024’tës

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka mohuar raportet që sugjerojnë se këtë vit ka pasur një rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri. Ai i cilësoi këto lajme si propagandë dhe theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1.7 milion hyrje nga Kosova.

Në “Debat Plus”, Ndreu nënvizoi se raportet që flasin për një rënie të turizmit janë të pabaza dhe të orkestruara.

“Turistët nuk matën më humorin  askujt personal, turistët matën me statistikë…. 15 për qind hyrje nga shqiptarët e Kosovës për 6 mujorin e parë, pa llogaritur korriku. 1.7 milionë hyrje. Është një propagandë e orkestruar. Kush janë të interesuar për këtë propagandë, janë shumë aktore, faktorë  shqiptarë, ka të huaj janë të gjithë bashkë për arsye të fragmentuar, ndodh se nuk i bashkon një organizim i tyre por secili e ka mendjen e vet”, ka thënë Ndreu në “Debat Plus”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi