Kryediplomati austriak përmend Tirolin Jugor si model për Asociacionin

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka folur për Kosovën gjatë një takimi me homologun e tij serb Ivica Daçiq. Sipas mediave serbe, Schallenberg duke elaboruar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka përmendur rastin e Tirolit Jugor.

Shefi I diplomacisë austriake ka thënë se shpreson se do të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog përfshirë edhe Asociacionin. Ka theksuar se e di se ky është një process emotive dhe I vështirë por ka përmendur Asutrinë si shembull pozitiv.

“Ky është një vend që ka filluar të ekzistojë në vitin 1918, kur shembull një ministër francez, tha ‘Austria është ajo që mbetet’. Është një vend që ka pasur ndryshimet më të mëdha dhe sot jemi një nga vendet më të pasura ku njerëzit janë krenarë për gjithçka që është arritur. Shikoni Tirolin Jugor. Ka shembuj pozitivë dhe Austria është një prej tyre”, ka thënë kreu I diplomacisë së Austrisë.

“Ka ende shumë takime dhe bisedime para nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Mirëpres që Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pranuar marrëveshjen. Nuk ishte hap i lehtë, por është i rëndësishëm”, ka shtuar Schallenberg.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për rajonin.

 

Kategoritë
BotaLajmeVendi