Kryediplomati grek pas takimit me Vuçiqin: E përgëzova për marrëveshjen e Ohrit

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, sot ka qëndruar në Beograd ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se në takimin me të temë qendrore ishte dialogu Kosovë-Serbi, duke shtuar se vendi i tij mbështet përpjekjet e Bashkimit Europian në këtë proces

“Jam pritur përzemërsisht nga Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq sot në Beograd. E përgëzova për marrëveshjen e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër. Përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë ndaj përpjekjeve të BE-së për përparimin e mëtejshëm të dialogut Beograd-Prishtinë, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme”.

Dendias tha se në diskutim me Vuçiqin janë përfshirë edhe zhvillimet rajonale dhe perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor.

Kategoritë
Lajme