Kryediplomati izraelit dhe shefi i inteligjencës egjiptiane diskutojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

“Izraeli dhe Egjipti kanë fusha të tjera në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi, duke filluar me tregtinë, mjekësinë, teknologjinë, bujqësinë dhe energjinë, të cilat do të ndihmojnë në forcimin e

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, diskutoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe me shefin e shërbimit të inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, i cili ndodhet për vizitë në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Lapid, tha se diskutoi me gjeneralmajor Abbas Kamel “marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe nevojën për të zgjeruar marrëdhëniet për të përfshirë çështjet ekonomike-civile gjithashtu”.

“Izraeli dhe Egjipti kanë fusha të tjera në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi, duke filluar me tregtinë, mjekësinë, teknologjinë, bujqësinë dhe energjinë, të cilat do të ndihmojnë në forcimin e komunikimit midis vendeve”, shtoi ai.

“Ne iu referuam rolit qendror që Ambasada Izraelite në Kajro ka luajtur në këtë kontekst, ndërsa ramë dakord të vazhdojmë duskursin e përbashkët”, tha ai.

Lapid argumentoi se “partneriteti strategjik midis dy vendeve, i cili bazohet në marrëveshjen historike të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, është i nevojshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Zyrtari i Egjiptit arriti dje për një vizitë pune, ndërsa deri më tani është takuar me kryeministrin izraelit Naftali Bennett dhe ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz, si dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah.

Kategoritë
BotaLajme