Ministrja e jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, do të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik.
Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vizitojë edhe Italinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.
Detaje tjera të agjendës së kësaj vizite nuk janë bërë të ditura.
Në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe homologen e saj, Kamikawa.