Kryeinspektorët policorë nga Kosova dhe Shqipëria diskutojnë me Johnson për operacionet kundër korrupsionit

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP-së) të Republikës së Shqipërisë pritën në takim Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit te SHBA-ve Lisa A. Johnson dhe përfaqësues nga Sektori për Diplomaci publike.

Sipas njoftimit të IPK-së, takimi u zhvillua në pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë ku ndër tjera u prezantua puna e përbashkët në realizmin me sukses të operacionit antikorrupsion “Pika 1 dhe 2”.

“Kryeshefi i IPK-së z. Hodaj dhe Drejtori i AMP-së z. Rrumbullaku, falënderuan znj. Johnson për ndihmën e Departamentit te Shtetit përmes INL dhe ICITAP në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të agjencive përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ndihmës sekretarja Johnson vlerësoi lartë suksesin e IPK-së dhe AMP-së në realizmin me sukses të operacionit Pika 1 dhe 2 dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve në mbështetjen edhe me të fuqishme të institucioneve në luftimin e korrupsionit në polici si fenomen që dëmton besimin e qytetarëve në institucione të zbatimit të ligjit.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi