Kryeministri Albin Kurti arrin në Ohër

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka arritur para pak minutash në Ohër, qytet ky në Maqedoninë e Veriut ku të shtunën do ta ketë një ditë të gjatë me takime.

Kurti fillimisht do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell e i cili do të jetë i shoqëruar nga Miroslav Lajcak.

Ndërkohë pasi Borell e Lajcak të kenë përfunduar edhe takimin e tyre me presidentin serb, Aleksnader Vucic, do të zhvillohet takimi trepalësh Kurti-Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet për finalizimin e Aneksit të Implementimit të planit franko-gjerman.

Kategoritë
LajmeVendi