Kryeministri britanik ka njoftuar ndalimin e plotë të cigareve elektronike të përdorimit të vetëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar se deri në qershor të vitit të ardhshëm do të ndalohen plotësisht cigaret elektronike të përdorimit të vetëm në këtë vend, shkruan Guardian.

Starmer theksoi se arsyet kryesore janë ndikimi i këtij produkti te fëmijët dhe situata ekologjike.

Ministrat në qeverinë e udhëhequr nga Starmer thonë se ky është një hap drejt “ekonomisë qarkulluese”, ku të gjitha burimet përdoren në mënyrë të përsëritur, dhe se kjo është në interesin më të mirë ekologjik të vendit.

Gjithashtu, është raportuar se mbi pesë milionë e-cigareta të përdorimit të vetëm janë përdorur gjatë vitit 2023 dhe të gjitha kanë përfunduar në mbetje, një shifër katër herë më e madhe se në vitin 2022.

Nga ana tjetër, lobistët e industrisë së cigareve elektronike kanë kritikuar këtë ligj, duke thënë se do të krijohet një “treg i zi” për blerjen e këtyre produkteve, si dhe se ato do të blihen në internet dhe do të importohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, vlen të theksohet se studimet kanë treguar se 25 për qind e personave nga 11 deri në 15 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë përdorur të paktën një herë një e-cigaretë të përdorimit të vetëm gjatë vitit të kaluar.

Kategoritë
BotaLajme