Kryeministri britanik: Në 6 muaj, 1800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në një deklaratë për mediat vendase u shpreh se plani i tij për largimin e emigrantëve të paligjshëm po funksionon.

Sunak tha se në 6 muajt e fundit janë larguar drejt Shqipërisë 1800 emigrantë, ndërsa thekson se janë blerë dy kontejnerë të mëdhenj për të strehuar deri në 1 mijë emigrantë.

Kontejneri i parë i madh që do të mbajë azilkërkuesit do të ankorohet në Portland Port këtë muaj dhe do të strehojë 500 burra të rritur që kërkojnë azil në MB.

Sunak tha se këto maune “do të lehtësojnë presionin mbi komunitetet lokale” dhe hapësirat në hotele që përdoren për të strehuar emigrantët.

Mesazhi im është ky – plani ynë ka filluar të funksionojë. Përpara se të nisja planin tim në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ishte katërfishuar në dy vjet. Disa thanë se ky problem ishte i pazgjidhshëm ose thjesht një fakt i jetës së shekullit të 21-të.

Por në pesë muajt që kur kam nisur planin, kalimet tani janë ulur 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është e drejtë: kalimet janë ulur 20 për qind.

Në dhjetor arrita një marrëveshje me Shqipërinë, sepse vitin e kaluar gati një e treta e të gjithë atyre që mbërritën me varka të vogla ishin nga ai vend i sigurt evropian. Tani kemi kthyer 1800 në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj”, tha ndër të tjera kryeministri i Britanisë së Madhe.

Kategoritë
LajmeRajoni