Kryeministri britanik sërish në Kiev

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shprehur i lumtur që gjendet përsëri në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Ukraina po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti i këtij viti.

E Britania e Madhe që nga fillimi i ka dhënë përkrahje Ukrainës.

“Zoti President, Volodymyr, Është mirë të jesh sërish në Kiev”, ka shkruar kryeministri britanik në Facebook.Britania e Madhe është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me armatim të avancuar për ta përballur ushtrinë ruse

Kategoritë
BotaLajme