Kryeministri hungarez falënderon presidentin Erdoğan për rolin e tij në sigurinë e furnizimit me energji

“Turqia garanton sigurinë e furnizimit me energji të Hungarisë. Faleminderit president Erdoğan”, ka shkruar në postimin e tij kryeministri hungarez Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Türkiye luan një rol të rëndësishëm në sigurinë e furnizimit me energji të vendit të tij dhe falënderoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në Samarkand të Uzbekistanit për të marrë pjesë në samitin e nëntë të udhëheqësve të Organizatës së Shteteve Turke, Orban në një postim nga llogaria e tij në Facebook ka falënderuar presidentin Erdoğan.

“Türkiye garanton sigurinë e furnizimit me energji të Hungarisë. Faleminderit president Erdoğan”, ka shkruar në postimin e tij kryeministri hungarez Orban.

Në një deklaratë sot, Orban falënderoi Türkiye-n edhe për ndërmjetësimin e suksesshëm që ajo ka kryer për formimin e korridorit të drithit për të siguruar dërgesat e drithit nga Ukraina.

Kategoritë
BotaLajme