Kryeministri hungarez: Nuk ka fitore për ukrainasit e varfër në fushën e betejës

“Pozicioni im është realiteti, duke parë shifrat, duke parë rrethanat, duke parë faktin që NATO nuk është gati të dërgojë trupa”, tha Viktor Orban.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se është e qartë që nuk ka fitore për ukrainasit e varfër në fushën e betejës, duke shtuar se të gjithë “duhet të përpiqen të ndalojnë përshkallëzimin e luftës” në vend që “të kenë një përfshirje më të fortë në të”.

“Pozicioni im është realiteti, duke parë shifrat, duke parë rrethanat, duke parë faktin që NATO nuk është gati të dërgojë trupa”, tha Orban.

Ai tha se njerëzit me të drejtë duhet të përshkruajnë situatën që Rusia pushtoi Ukrainën, por sipas tij, pyetja nuk është “kush e pushtoi”, duke shtuar:

“Pyetja është se si do të jetë mëngjesi tjetër. E dini, të nesërmen në mëngjes, fakti është se gjithnjë e më shumë njerëz do të vdesin dhe nuk ka asnjë shans për të pasur një fitore”, tha Orban.

Duke përsëritur se nuk ka asnjë shans për të fituar këtë luftë, ai theksoi: “Pra, ajo çfarë ne duhet bërë, është të investojmë më shumë energji për të bindur të gjithë se zgjidhja e vetme është një armëpushim”.

Orban u shpreh se Ukraina nuk është një vend i largët por është fqinj i Hungarisë, duke shtuar se në Ukrainë ka një pakicë etnike hungareze prej rreth 200 mijë personash, të cilët janë pjesë e luftës dhe vdesin.

“Prandaj ne e konsiderojmë të gjithë këtë situatë nga një kënd i veçantë, kështu që ne nuk i përkasim qasjes së zakonshme evropiane”, shtoi ai./Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme