Kryeministri i Malajzisë dhe Erdogan argëtuan publikun me një xhiro me makinë: “Për herë të parë pa sigurim”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, udhëtoi për një vizitë zyrtare në Malajzi, ku kryeministri i këtij vendi, Anwar Ibrahim, i përgatiti një pritje të veçantë.

Përveç takimeve zyrtare, Ibrahim vendosi ta shëtisë Erdoganin me një makinë të prodhimit turk, Togg.

Erdogan i tregoi Ibrahimit brendësinë e makinës dhe e njohu atë me karakteristikat e Togut.

Pas kësaj, kryeministri malajzian dhe presidenti turk ndërruan rolet dhe malajziani mori rolin e shoferit të Erdoganit.

“Për herë të parë presidenti është pa sigurim,” tha kryeministri i Malajzisë.

Më pas, Erdogan e pyeti nëse i pëlqente dizajni i makinës, gjë që Ibrahim e pohoi.

Takimi me Erdoganin

Kryeministri i Malajzisë e quajti Izraelin kolonizator: “Kjo është çështje e politikës së konfiskimit të pronës”

Erdogan dhe Ibrahim vazhduan bisedën e tyre, duke befasuar shumë njerëz me spontanitetin e tyre, diçka e rrallë në takime të këtij niveli.

Në konferencën zyrtare për shtyp, Erdogan dhe Ibrahim trajtuan një sërë çështjesh, përfshirë edhe idenë e Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.

“Sa mund të negociohet kur kolonizatori nuk është tërhequr? Kjo është gjithashtu një çështje e politikës së konfiskimit të pronës. Kur njerëzve u grabisni tokën, shtëpitë, pasurinë… ekzistojnë dy çështje që duhet t’i zgjidhim. E para është, natyrisht, ndihma e menjëhershme humanitare, por në planin afatgjatë, zgjidhja e vetme është një marrëveshje paqësore dhe miqësore,” tha Ibrahim.

Kategoritë
BotaLajme