Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, deklaroi se katër persona të plagosur gjatë një sulmi të përgjakshëm në Cetinje janë aktualisht në operacion.
“Një tragjedi e tmerrshme që na ka tronditur të gjithëve. Aktualisht, të gjitha ekipet e policisë janë në terren. Po kërkojmë autorin e sulmit dhe jemi në një rrugë të mirë. Mjekët po luftojnë për jetën e katër personave në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Të gjithë janë aktualisht në operacion dhe mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë,” tha Spajić.
Spajić njoftoi se për shkak të tragjedisë në Cetinje do të shpallet tri ditë zie kombëtare.
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi publikoi një fotografi të Ace Martinović, i dyshuar për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje.
Sipas informacioneve të fundit, janë vrarë gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë.