“Ne ramë dakord që ajatollahët nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe gjithashtu ramë dakord që agresioni i Iranit në rajon duhet të hiqet”, tha Netanyahu në konferencën për media me sekretarin amerikan Rubio.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje për çarmatimin e plotë të grupit libanez Hezbollah.
Duke folur në një konferencë për media në Tel Aviv me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Netanyahu tha se me shefi e diplomacisë amerikane diskutoi një mori çështjesh, përfshirë parandalimin e Iranit nga marrja e armëve bërthamore.
“Ne ramë dakord që ajatollahët nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe gjithashtu ramë dakord që agresioni i Iranit në rajon duhet të hiqet”, tha Netanyahu.
Një armëpushim ka qenë në fuqi në Liban që nga 27 nëntori, duke i dhënë fund muajve të bombardimeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Hezbollahut që u përshkallëzua në një konflikt të plotë shtatorin e vitit të kaluar.
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka kryer mbi 870 shkelje, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra në Liban, përfshirë gra dhe fëmijë.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqet nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri më 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi të zbatojë këtë masë.
“Nëse ndonjë forcë tjetër beson se Izraeli do të lejojë forcat e tjera armiqësore të përdorin Sirinë si bazë operacionesh kundër nesh, ata gabohen rëndë”, paralajmëroi më tej Netanyahu.
Ai gjithashtu pretendoi se urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj tij dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, janë të bazuara në “gënjeshtra”.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arrestet ndaj Netanyahut dhe Gallantit duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.