Kryeministri izraelit do të vizitojë Francën për bisedime mbi Iranin

Lapid do të shprehë shqetësimin e Izraelit për “rifillimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe heqjen e sanksioneve ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit nga lista e etniteteve terroriste të SHBA-së”

Kryeministri izraelit, Yair Lapid, do të udhëtojë në Francë për bisedime me presidentin francez, Emmanuel Maron, mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës ’Yedioth Ahronoth’, Lapid do të shprehë shqetësimin e Izraelit për “rifillimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe heqjen e sanksioneve ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit nga lista e etniteteve terroriste të SHBA-së”.

E përditshmja izraelite tha se Lapid dhe Macron gëzojnë një “marrëdhënie të shkëlqyer” dhe se kryeministri izraelit e konsideron presidentin francez si “më të afërt me të” në mesin e liderëve evropianë.

Zyra e kryeministrit izraelit nuk e ka konfirmuar vizitën, që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që kur u emërua kryeministër javën e kaluar.

Kategoritë
BotaLajme