Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas Hungarisë po qëndron për vizitë në SHBA ku pritet të takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump
Sipas gazetave izraelite “Yedioth Ahronoth” dhe “Jerusalem Post”, Netanyahu ka udhëtuar në Washington për t’u takuar me Trumpin.
Thuhet se Netanyahu do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Pas këtij takimi do të mbahet një takim i zgjeruar me zyrtarë nga të dyja palët, përfshirë përfaqësuesin e Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Pritet që Netanyahu të takohet edhe me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent. Në takim do të diskutohet vendimi i SHBA-së për të vendosur taksa doganore për importet nga Izraeli.
Më 3 prill Netanyahu zhvilloi vizitë zyrtare në Hungari, pavarësisht vendimit për fletarrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Ai u takua me homologun e tij hungarez Viktor Orban në Budapest.
Në konferencën për media pas takimit, Orban tha se vendimin për anëtarësim në GJNP e ka firmosur në vitet e para të mandatit të tij si kryeministër dhe se tani ka firmosur vendimin për t’u larguar nga GJNP-ja.
Netanyahu e përshkroi Orbanin si mikun e tij, duke pretenduar se Hungaria është një nga vendet e pakta në Evropë që e kupton vendin e tij.
Në vendimin e saj të shpallur më 21 nëntor 2024, GJNP-ja njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Gaza.