Kryeministri japonez takohet me Presidentin Trump

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba takohet sot (të premten) në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo zyrtarët japonezë thonë se duan të ripohojnë aleancën SHBA-Japoni dhe të ndërtojnë lidhje të forta personale mes Kryeministrit Ishiba dhe Presidentit Trump.

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan Donald Trump, ka rikthyer trysninë mbi vendet që ai thotë se po shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara.

“Këto vende po vjedhin pasurinë tonë, vendet tona të punës, kompanitë tona”, thotë Presidenti Trump.

Presidenti Trump po kërcënon vendet mike me vendosjen e tarifave dhe ka thënë se Uashingtoni duhet të marrë kontrollin mbi Groenlandën dhe bërjen e Kanadasë shtetin e 51-të të Amerikës.

Kategoritë
BotaLajme