Kryeministri Kurti njofton: Për herë të parë sivjet buxheti do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh

Kryeministri Albin Kurti Kurti në seancën ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2025, tha se është rritur Bruto Produkti Vendor “aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh”, raporton Ekonomia Online.

“Për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”, tha ai.

“Sivjet do të kemi Bruto Produkt Vendor afër shtatë herë më të lartë se në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit, apo afër 3 herë më i lartë se në vitin 2008, që është viti i shpalljes së pavarësisë dhe afër 50 për qind më i lartë se sa viti 2019, viti i parë parapandemik”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi