Kryeministri Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Kurti vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Çagri Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim të fundit Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë.

Kurti vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.

“U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Tutje, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën, kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës.

Sakar është pritur në takim lamtumirës edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues politikë në vend.

Kategoritë
LajmeVendi