Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të BE-së, Mirsolav Lajçak

Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti për takimin e radhës Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Kurti e falënderoi emisarin Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Emisari Lajçak në një deklaratë për media pas takimit me Kurtin ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet që ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit.

“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë Lajçak.

Vizita e tij në Kosovë vjen pak ditë pas emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar.

Kategoritë
LajmeVendi