Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Angılı diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend.
Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.
Gjatë bisedës, Kurti gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Türkiye, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.