Kryeministri Rama i punëson Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin si kolonele në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka vlerësuar lartë sukseset e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, të cilat vitin e kaluar u shpallën kampione olimpike në xhudo.

Njëjtë si disa prej sportistëve më të shquar shqiptarë, si Luiza Gega e Briken Calja,  Rama i ka përfshirë edhe dy xhudistet kosovare, duke i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Shqipërisë, duke ua dhënë atyre gradën e kolonelit.

Pa dyshim, ky është një vlerësim i lartë që u bëhet sportistëve kosovarë, të cilët ua zbardhën fytyrën krejt shqiptarëve me sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeRajoni